Flash News

KRYESORE

Sherri për pronën, fqinji vret fqinjin në Vlorë

Sherri për pronën, fqinji vret fqinjin në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e një sherri për motive pronësie, është dëmtuar rëndë me mjete të forta shtetasi B.M, 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Një njoftimin zyrtar të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur në lagjen ’11 janari’ në qytetin bregdetar.

“Rreth orës 10:04, pranë një karburanti në lagjen "11 Janari" Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie midis 2 shtetasve (fqinjë) ka mbetur i dëmtuar rëndë shtetasi B.M, 60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Policia ka identifikuar autorin dhe po punohet intensivisht për kapjen dhe arrestimin e tij”, njofton policia.

Të fundit