Flash News

KRYESORE

Sherri Salianji-Gjinushi: Rraqe të vjetra...këllirë....pleh

Sherri Salianji-Gjinushi: Rraqe të vjetra...këllirë....pleh

Sekretari për aksionin qytetar në PD, Ervin Saliani dhe kreu i PSD­së, Skënder Gjinushi janë përplasur sot fort te “Studio e Hapur” e Eni Vasilit. Saliani ka folur për figurat e vjetra në politike, që sipas tij duhen larguar. Aty ai është përplasur me Gjinushin.

Salianji i ka thene Gjinushit: “Ti je komunist, te kemi rrezuar nje here”. Situata është agravuar shumë, deri sa Gjinushi ka kaluar në fyerje. “Po ti qenke një idiot!”, i ka thënë Gjinushi Salianjit. Ndersa ai i eshte pergjigjur: “Ti je palaço”.

Gjinushi: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që opozita të mos hyjë në zgjedhje…

Salianji: Ka ndodhur kur ishe ti ministër me Ramiz Alinë.

Gjinushi: Ore cfarë thotë ky, o idiot…

Salianji: Ti je njeri i pavotuar, ti që e shet partinë

Gjinushi: Ku ke fytyrë ti? O idiot, ore legen… Shko shiko atë lulkën tënd. Këta janë që duan zgjdhje të lira. Ju ka futur  në çadër dhe rrini si budallenj. Unë them ka 27 vjet që ska ndodhur që opozita të mos hyjë në zgjedhje, ti kërcet.

Salianji: Me mua mbaj qëndrim drejt..

Gjinushi: Ore është mirë ky? Vjen vetëm për të provokuar…

Kjo ka sjellë edhe ndërhyrjen e kreut të PAA-së Agron Duka i cili ka ndërmjetësuar disi situatën e nxehtë mes Gjinushit dhe Salianjit.

Të fundit