Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Shet MAPO-n, por nuk 'e lë dreqi rehat'. Henri Çili rikthehet me 'Gazeta Liberale'
Të shtunën do t'u shtohet kioskave të shtypit Gazeta Liberale, një botim i Institutit Europian Pashko i cili kishte në pronësi më parë gazetën Mapo të cilën e shiti para pak mujash. Stafi drejtues i Gazetës Liberale do të jetë i njëjtë me atë të MAPO-s: drejtor Ervis Iljazaj dhe kryeredaktor, Arion Sulo.
Gazeta do të ketë edhe edicionin e saj online gazetaliberale.al duke iu shtuar kështu morisë së mediave të reja online, me veçantinë e të qenit një media me teh ideologjik më shumë se informativ, siç pretendohet edhe në logon e reklamës së gazetës: ne nuk informojmë.
Në një prononcim të shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të Institutit Pashko sqarohet identikiti i Gazetës Liberale:
GAZETA LIBERALE dhe portali i saj gazetaliberale.al, është një titull i ri i medias shqiptare, për të promovuar frymën e liberalizmit ekonomik dhe politik në jetën publike në Shqipëri. Ajo është botim i Institutit Europian PASHKO, dhe i kontribuon debatit publik me qasjen liberale ndaj ngjarjeve, zhvillimeve dhe fenomeneve te kohes sone, perkunder inercise totalitariste, perkunder rrezikut te populizmit punist dhe atij nacionalist, perkunder intolerances, ekstremizmit, kercenimeve te cdo lloji ndaj demokracise, tregut te lire dhe liberalizmit ne boten shqiptare.
Sqarim: Faqja e parë e Gazetës që ka siguruar Politiko, dhe po boton këtu, nuk është një botim për treg, por një numër prove nga ata që quhen 'numri zero'.