Flash News

KRYESORE

Shfaqet Dritan Leli: Jam shëndoshë e mirë; askush s’më ka marrë peng

Shfaqet Dritan Leli: Jam shëndoshë e mirë; askush s’më

Në media qarkulloi një lajm se kryebashkiaku i Vlorës ishte kërcënuar në zyrë nga anëtari i një bande kriminale. Informacioni u përforëcua edhe nga ish-kryeministri Berisha, që sqaronte se Lili ishte marrë peng nga Arben Liçaj, i njohur si Beni i Nazmies, pasi kerkonte t'i prishte nje pallat.

Megjithatë, kryebashkiaku ka mohuar këto lajme, duke shtuar se është shëndosh e mirë. Pa harruar të akuzojë Berishën, duke i thënë që të merret me fëmijët e tij.

“Në fakt unë jam në qytetin e Vlorë, me sa duket Saliu ka filluar të kujdeset edhe për mua. (Qesh) I këshilloj të merret me fëmijët e tij, të mos trembë fëmijët e mi. Unë jam shëndoshë e mirë, vazhdoj të punoj me miq shumë të mirë. Nuk arrijnë dot tek Dritan Leli njerëzit e tillë për të cilët shkuan Berisha”, sqaroi Leli per mediat ne Vlore.

Të fundit