Flash News

KRYESORE

Shfaqet duke kënduar, Berisha ironi me Saimir Tahirin para vendimit të gjykatës

Shfaqet duke kënduar, Berisha ironi me Saimir Tahirin para vendimit të

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas postimit të një videoje nga Saimir Tahiri duke kënduar në një nga pub-et e kryeqytetit. Për ish-kryeministrin, Tahiri po pret vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda duke festuar me ahengje, në një kohë që shton se qytetarët mendojnë se vendi i tij është në qeli.

“Super narkoministri i Norieges, skafoministri qe u dha makinen me targen dhe pronesine ministrore dhe skafin e tij famozve Habilaj dhe qe me Noriegen, te cilin e mbane penge me Xibraken, mbuluan Shqiperine ne kanabis, pret duke sfiduar me ahengje dhe orgji vendimin e narkogjykates se Edvinit por qytetaret mendojne ndryshe per te.Ata mendojne se vendi i tij esht ne qeli”, shkruan Berisha.

Tahiri përballet me 2 akuza të rënda, si: “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Shperdorim detyre i funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Të fundit