Flash News

KRYESORE

Shfaqet një tjetër rast dopingu në Seria A

Shfaqet një tjetër rast dopingu në Seria A

Rikthehen lajmet për përdorimin e substancave të ndaluara në kampionatin italian. Futbollisti i Kaljarit, Zhoao Pedro ka rezultuar pozitiv pas testeve të bëra nga agjencia antidoping italiane, në përfundimin të ndeshjes kundër Sasuolos, në 11 shkurt.

Ky është rasti i dytë, brenda këtij sezoni futbollistik në kampionatin italian. Tashmë lojtarit të Kaljarit do ti duhet të bëjë kundëranalizat si dhe të japë shpjegime. Shtatorin e kaluar rezultoi pozitiv kapiteni i skuadrës së Beneventos, Fabio Luçioni.

 

Të fundit