Flash News

KRYESORE

Shfaqjet e Ramës si panelist, rastet kur kryeministri kërkon me domosdo vëmendje

Edi Rama, si kryeministër është shfaqur dy herë si panelist, ndërsa me dhjetëra herë si i ftuar në studio i vetëm përballë gazetarëve dhe opinionistëve.

Mbrëmë Rama ishte në ‘Opinion’ ku qëndronte i ulur si një prej tetë panelistëve të ftuar teksa tema e emisionit ishte rasti i gjashtë motrave të cilat pasi kishin humbur të dy prindërit jetonin të vetme në një fshat të Kukësit. Historia u publikua afro një javë më parë, po në ‘Opinion’, dhe tërhoqi jo pak vëmendje.

Mesa duket, kreu i qeverisë nuk ka dashur që kjo ngjarje të kalojë pa u përfshirë edhe ai. Edhe pse janë disa institucione, të cilat edhe pse deri në atë moment nuk kishin vepruar, Rama mund të kishte udhëzuar impenjimin e tyre për t’ju ardhur në ndihmë këtyre vajzave, pa u shfaqur publikisht. Por jo, kryeministri zgjodhi të dilte vet në ekran.

Të njëjtën gjë, Rama pat bërë edhe kur kombëtarja shqiptare e futbollit u kualifikua për herë të parë në kampionatit Europian. Ende pa mbaruar festa, Rama u shfaq tek ‘Procesi Sportiv’, së bashku me trajnerin De Biazi dhe Lorik Canën. Duket se situata është po e njëjtë, një ngjarje e tillë nuk mund të kalonte edhe pa ‘mendimin’ e kryeministrit.

Në gjithë PR-in e tij, Rama është kritikuar disa herë se kërkon të marrë vëmendje në çdo situatë që zgjon interes të madh te publiku, dhe duket se të dyja rastet e mësipërme e plotësojnë këtë kriter, jo më kot Rama është shfaqur, qoftë edhe si panelist.

Rama si panelit tek 'Opinion'

Rama si panelit tek 'Procesi Sportiv'

Të fundit