Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Hija që na rëndon: "Vështrim kritik mbi vazhdimësinë e komunizmit dhe kryengritjen e pa përfunduar në Shqipëri"
Pjesa II (nga pesë)
Nga Andi Mustafaj
Gjatë kësaj vere pata fatin të bëj një udhëtim të jashtëzakonshëm me disa miq francez, përgjatë 14 ditësh të muajit të nxehte të gushtit. Shëtitëm në 15 qytete të trojeve shqiptare, të Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi e Kosovës.
Ishte një udhëtim i cuditshëm! Në Rrëshen, 7 metra përpara nesh, nën krismën e kallashnikovit dhe në praninë e dy fëmijëve të mitur (të tij), u vra një person. Në Rahovec, nën tingujt e muzikës popullore dhe nën dritën e blicëve të kamerave, u gjendëm në tavolinë me Ilir Meten, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn për festën e verës. Në Deçan, patëm fatin të vizitojmë Manastirin e stërmbrojtur nga ushtarakët e KFOR në praninë e një murgu amerikan, i cili lundronte si të mundte në ujrat e trazuara të tensioneve ballkanike dhe ëndrra më e madhe e të cilit ishte të kalonte të gjithë jetën e tij në atë vend. Në Shkoder, me turp, zbulova vetëm në moshën 30 vjeçare kështjellën e Rozafës dhe një nga pamjet më të bukura që ofron vendi ynë. Në Durrës, ecëm në atë çka ka mbetur nga vila e mbretit Zog, duke u munduar të përjetonim në imagjinatën tonë një nga festat e mëdha që kanë parë ato mure.
Një udhëtim i çuditshëm, në të cilin u ndërthurë çka vendi ynë ka më të bukur dhe më të shëmtuar. Gjak, zemër, tolerancë, pushkë, histori, dashuri, urrejtje.
Një udhëtim i çuditshëm gjithashtu sepse ngriti brënda meje një pyetje thelbësore. Në jug ndaluam në katër qytete, ku i pari ishte Berati dhe i fundit Gjirokastra. Në Berat kisha qenë vetëm një herë më parë. Qyteti nuk kishte ndryshuar, shtepitë pitoreske vazhdonin të mahnisnin këdo që u hidhte vështrimin. Qyteti i një mijë dritareve si një mijë mundësi për të lidhur të kaluarën dhe të ardhmen, si një mijë mundësi për të parë thellë brënda vetes sonë shenjat e historisë dhe ëndrrat e së ardhmes. Mbasi shkuam te ujëvara e Bogovës, u kthyem dhe shëtitëm.
Shëtitëm gjatë nëpër rrugicat e shumta deri në zemër të kodrës, aty nga ku mund të ndiheshe vërtetë pjesë e qytetit dhe ku mund të shihnim çatitë e rrënuara të shumë shtëpive si një kujtim i përhershëm se në vendin tonë nuk dijmë të kujdesemi për pasuritë që na kanë lënë të parët tanë. Nga aty pamë gjithashtu në majë të kodrës, në murin e kalasë të shkruar me të madhe “Enver”.
Miqtë më pyeten se si ka mundësi që emri i diktatorit qëndronte aty, më pyeten se si ka mundësi që asnjë autoritet, qëndror apo lokal nuk kishte marrë nismën të zhbënte atë shkrim mbi muret e kalasë. Shqipëria ka njohur një nga diktaturat më të egra komuniste, e cila për 45 vite e ka penguar të ngjitet në trenin e zhvillimit që vendet e tjera në Europë kanë njohur.
E njejta pyetje mu drejtua edhe në Gjirokastër ku bukuria e qytetit kishte të barabartë vetëm një lloj nostalgjie për komunizmin, e cila lundronte në ajrin dhe rrugët e qytetit. “Ku ishte shtëpia e Enver Hoxhës?”, pyetëm një burrë ulur gjysëm fjetur në një karrige druri brënda një dyqani kujtimesh. Burri hapi sytë dhe tha: “Ahhh, këtu ma bët qejfin!” dhe, me një gëzim gati fëminor doli nga dyqani për të na treguar rrugën. Ecja nuk qe e gjatë, por në çdo kthesë të rrugës mund të shihnim shkrime në nder të diktaturës dhe diktatorit.
Si ka mundësi më pyetën miqtë? Veshët mu skuqën. Si ka mundësi?! Me shaka tentova të dal nga situata: “ka shumë komunistë këtu” , u thashë. Nuk e kuptova se në atë përgjigje të pakënaqshme, të cilët e përsërisin kaq shumë njerëz për sa i përket komunizmit në vendin tonë, gjendet zanafilla e një problemi tej mase më madhore.
Marrëdhënia që unë kam me periudhën e komunizmit është thellësisht e lidhur me historinë personale të familjes sime nëpërmjet veprimtarisë letrare dhe politike të tim eti. Aq larg sa më shkojnë kujtimet, fatkeqësia që ka përfaqësuar komunizmi për vendin tonë ka qenë një temë qëndrore e bisedave dhe edukimit që më kanë dhënë prindërit. Qoftë në aspektet individuale për pasojat e shkaktuara nga heqja e lirisë dhe shtypjes së mendimit tek qytetarët, qoftë në aspektet shoqërore të krijimit të një shoqërie të mekur nga propaganda dhe kontrolli i të gjitha aspekteve të jetës, qoftë në aspektet politike me ngritjen e një strukture shtetërore larg interesit të përbashkët dhe tërësisht të drejtuar tek realizimi i njëëndrre makabre pushteti personal.
Po shoqëria shqiptare, sa e ditur dhe e edukuar është për këto gjëra? Çfarë ka bërë shteti nëpërmjet politikave të tij, nëpërmjet arsimit publik apo fushatave të ndryshme të komunikimit për të ndërgjegjësuar qytetarët mbi çfarë ishte në të vërtetë komunizmi, përtej aspektit më të dukshëm të heqjes së lirisë? Shumë pak, për të mos thënë asgjë...
Po shoqëria jonë çfarë ka bërë në reagim të kësaj mungese nga ana e shtetit, çfarë ka bërë për të mbajtur gjallë kujtesën tonë të përbashkët? Shumë pak, për të mos thënë asgjë...
Këtu është ngërçi themelor. Në Shqiperi ka ndodhur njëkryengritje në fund të vitit 1990, një lëvizje e fortë, e zjarrtë, e cila mbante në dorën e saj një shpatë të fuqishme që u lëshua mbi kokën e komunizmit si: “Herkuli mbi Hidren mitologjike”. Por, kryengritja, përpara trupit në dukje të vrarë të Hidrës ktheu shpinën dhe nuk pa kokat e shumta që dolën për të zëvendësuar të prerën. Kryengritja ishte i paplotë dhe si pasojë deri më sot, ai është i pa përfunduar.
Komunizmi ishte një regjim totalitar. Në të kundërt nga një diktatur e zakonshme, ai përmbanë një dimension ideologjik. Imponon një sistem të tërë vlerash. Si i tillë ai është shumë dimensional. Nuk mund të kuptohet ajo çka ndodhur në Shqipëri pa e kuptuar këtë gjë si dhe pa u emancipuar nga përkufizimet klasike të komunizmit. Kryengritja e fundit të vitit 1990 rrëzoi kryesisht dy aspekte të komunizmit, ose thënë ndryshe, dy prej kokave të Hidrës që të vazhdohet metafora: organizimin e partive politike nëpërmjet pluralizmit dhe organizimin e ekonomisë nëpërmjet qasjes liberale dhe neolirale me gjithë pasojat e tërthorta që këto sollën.
Mirëpo, rrënjët e komunizmit shkonin shumë më larg sesa këto aspekte, sado të rëndësishme dhe simbolike të ishin. Për 45 vite me radhë, një prej regjimeve më të mbyllura dhe të egra totalitare kishte shtrirë rrënjët thellë deri në fundin e nen-ndergjegjes sonë individuale dhe të përbashkët. Duke mos e parë gjithë këtë dimension të totalitarizmit (traditën politike, jetesën në shoqëri, mënyrën e ushtrimit të pushtetit etj.), kryengritja dënoi veten që të mbetet i pa papërfunduar dhe si pasoje komunizmi, në një formë tjetër, të ndryshuar, vazhdon të sundoj mendjen e shoqerisë shqiptare.
A nuk donte shteti i ri që erdhi apo nuk ishte gati shoqëria? - është një pyetje e njëjtë me atë të vezës dhe pulës, cila ka bërë të parën. Është një pyetje të cilës vështirë se mund t’i gjejmë përgjigjen, por ajo që unë gjykoj se mund të themi me siguri është se problemi madhor që njeh vendi ynë sot është ekzistenca në dy plane jetese: bota e vërtetë, ajo në të cilën jetojnë çdo ditë qytetarët shqiptarë, në të cilën komunizmi vazhdon në një formë tjetër dhe bota formale e juridike, ajo në të cilën jetojnë institucionet apo partnerët ndërkombëtarë, e cila prezantohet me ligje “moderne” të një demokracie funksionale.
Vijon...
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38