Flash News

KRYESORE

“Shfarosini shqiptarët”, nëna e Kostandin Kacifasit merret nën hetim

“Shfarosini shqiptarët”, nëna e Kostandin Kacifasit merret

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për nënën e minoritarit grek Kostandinos Kacifas, e cila në 1 vjetorin e vrasjes së të birit pas përleshjes me forcat RENEA në Bularat, bëri thirrje anti- shqiptare në ceremoni.

Vasilia Kacifas, 67 vjeçe, banore e Bularatit, duke folur në greqisht gjatë ceremonisë, në prani të shumë njerëzve, një pjesë e mirë e ardhur nga Greqia, bëri thirrje për vrasje të shqiptarëve.

“Tradhtarët. Përse i ndaluan njerëzit të vijnë? Se janë tradhtarë. Thyejuni turinjtë, vrajini, shfarosini. Janë tradhtarë. Nuk ka qeveri këtu. Vorio Epiri është tokë greke, ne jemi grekë. Do luftojmë dhe asgjë nuk do na ndalë. Jam krenare për ty biri im”, thërriti ajo.

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal edhe ndaj një ish drejtuesi të degës lokale të OMONIA-s. Ai akuzohet se pengoi dhe kërcënoi me thirrje antishqiptare gazetarët e medieve në vend.

Të fundit