Flash News

KRYESORE

Shfrytëzonin për prostitucion përmes dhunës dhe kërcënimeve të miturën, arrestohet çifti i të rinjve në Tiranë

Shfrytëzonin për prostitucion përmes dhunës dhe

Një çift të rinjsh kanë rënë në prangat e Policisë pasi shfrytëzonin për prostitucion një 17-vjeçare, duke e dhunuar dhe kërcënuar për jetë atë dhe familjen e saj. Mësohet se, personat e arrestuar janë një 31-vjeçar me iniciale G.M (S), dhe një 27-vjeçare me iniciale E.M.

Dy shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpëmjet dhunës shfrytëzonin për prostitucion të miturën.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se dy shtetas shfrytëzonin për prostitucion një shtetase 17-vjeçare, kanë organizuar punën duke bërë dokumentimin e veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Në bazë të provave të grumbulluara u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Salvation”, në kuadër të të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • G.M (S), 31 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale ” Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
  • E.M., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin nëpëmjet dhunës dhe kërcënimeve për jetën dhe familjen shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë një shtetase të mitur 17-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Të fundit