Flash News

KRYESORE

Shfrytëzonin shqiptarët për 5 euro, arrestohen 3 italianë

Shfrytëzonin shqiptarët për 5 euro, arrestohen 3 italianë

Tre italianë janë arrestuar nga karabinierët në Padova, pasi dyshohet se kanë shfrytëzuar disa shqiptarë dhe rumunë në punë, duke i mbajtur me orë të zgjatura dhe jashtë kushteve ligjore.

Sipas medieve lokale në Itali, këta persona mbanin shqiptarët dhe rumunët nga 11 orë, kryesisht në bujqësi, ndërsa i paguanin me 4-5 euro ora. Gjithashtu, personat që merreshin në punë nuk iu respektohej kontrata e punës, siguracionet dhe kushtet higjieno-sanitare.

Operacioni dhe hetimet për shfrytëzime në vendet e punës janë fokusuar në vende të ndryshme si në Padova, Perugia dhe Verona.

Të fundit