Flash News

KRYESORE

Shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet 47 vjeçarja në Durrës

Specialistët për Trafiqet kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar “Rent” duke vënë në pranga 47 vjeçaren Shpresa Pisha, banuese në Durrës si dhe shtetasen me iniciale Y.R, 40 vjeç banuese në Durrës.

47 vjeçarja Shpresa Pisha, në bashkëpunim me shtetasem me iniciale Y.R shfrytëzonin vajza pirr prostitucion në një lokal me qira në Durrës. Pisha negocionte për të gjetur klientë për vajzat të cilat prostituonte duke u marr atyre 5000 lekë të rinj.

Materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetim të mëtejshëm të kësaj çështje, ndërkohë që mbi të arrestuarat rëndojnë akuzat e  ”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Shpresa  Pisha parashikuar në nenet  114 dhe 115 të Kodit Penal.

 "Prostitucion" në ngarkim të shtetases dhe  Y.R. parashikuar në nenin 113  të Kodit Penal.

"Prostitucion" në ngarkim të shtetasit G.A.   parashikuar në nenin 113/a   të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Trafiqet finalizojnë me sukses operacionin e koduar"Rent".

Shfrytëzonin femra dhe përshtatnin ambjente për prostitucion.

Arrestohen në flagrancë dy shtetase dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në  bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të  një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion.

Është finalizuar me sukses operacioni i koduar "Rent" ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

  • Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës;
  • Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë  në ngarkim të shtetasit:

  • G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.

Dinamika e ngjarjes:

Shtetësia Shpresa Pisha, në rolin e  organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit.

Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke  siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Shpresa Pisha  vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja).

Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:

  • ”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Shpresa Pisha parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.
  • "Prostitucion" në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.
  • "Prostitucion" në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal.

 

 

 

 

Të fundit