All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Shfrytëzuan kaosin në Kakavijë për të trafikuar drogë drejt Greqisë, arrestohen dy persona

Shfrytëzuan kaosin në Kakavijë për të trafikuar
All - Paragraf - 1

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë së Gjirokastrës ditën e djeshme, pasi duke shfrytëzuar situatën kaotike në pikën kufitare të Kakavijës, tentuan të kalonin lëndë narkotike drejtë Greqisë.

All - Paragraf - 3

Ndër personat e arrestuar janë një 22-vjeçar me inicialet K.M., nga Gjirokastra, dhe një 48-vjeçar i identifikuar si Dh.K., banues në Vlorë.

22-vjeçari është kapur në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij drejt kufirit grek dy çanta me rreth 21 kg kanabis si dhe lëndë narkotike në trajtën e çokollatës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po ashtu, në kontrollin e banesës së këtij të fundit u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.

Gjthashtu u shpall në kërkim shtetasi J.K., si organizator i kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet më ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë në Gjirokastër, për vepren pënale “Trafikim i lëndëve narkotike” e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim, gjthashtu për shtetasin K.M. u referuan edhe materialet për vepren “Kultimivim i bimëve narkotike”.

Të fundit