Flash News

KRYESORE

Shi dhe dëborë në fundjavë

Shi dhe dëborë në fundjavë

Fundjava pritet që të jetë me reshje shi dhe dëbore.

Sipas meteoalb, gjatë natës së të premtes vranësira të dendura do mbulojnë të gjithë vendin duke sjellë reshje shiu gjatë gjithë së shtunës. Ndërkohë në lartësitë mbi 600 m mbi nivel deti do të ketë reshje dëbore.

E diela mbetet me vranësira por reshje më të pakta shiu e dëbore, kryesisht në Jug dhe zonat Lindore.

Temperaturat do të ulen me 2 – 3°C mesditën e së shtunës ndërsa e diela sjell një tjetër rënie me 2°C në të dy ekstremumet termike të ditës, duke luhatur vlerat e tyre nga –3°C në 12 – 13°C.

Të fundit