Flash News

KRYESORE

Shi dhe reshje dëbore, si do të vijojë moti në ditët në vazhdim

Shi dhe reshje dëbore, si do të vijojë moti në ditët

Për shkak të masave ajrore të paqëndrueshme, territori i vendit është përfshirë nga vranësira mesatare dhe të dendura.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se me kalimin e orëve do të nisin edhe reshjet e shiut me intensitet të ulët.

“Reshjet e dobta do të përfshijnë zonën e jugut dhe atët të qendrës ku lokalisht nuk përjashtohet edhe mundësia e shtrëngatave afatshkurtra. Në zonën e veriut reshjet do të jenë në formën e dëborës; në zonën e verilindjes në lartësitë mbi 300-400 metër dhe në relievet e tjera malore të vendit reshjet e dëborës do të jenë në lartësitë mbi 700-800metër.

Nga relativisht të njejta kushte atmosferike vendi ynë do të ndikohet edhe ditën e nesërme. Moti në pjesën më të madhe të vendit do të jetë i vranët përjashtuar zonën e jugut. Në zonat malore do të ketë reshje të dobta shiu dhe dëbore ndërsa në zonën e qendrës dhe atë të veriut përgjatë orëve të pasdites reshje shiu të dobta.

Temperaturat në orët e mëngjesit pritet të arrijnë nga -3ºC në zonat malore deri në 2ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare, ndërsa në vlerat e mesditës nga 1ºC në relievet malore deri në 14ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare”, raporton SHMU.

Të fundit