Flash News

KRYESORE

Shi dhe temperatura tipike dimërore, si parashikohet moti për ditët e fundit të janarit dhe muajin shkurt

Shi dhe temperatura tipike dimërore, si parashikohet moti për

Reshje shiu dhe borë në zonat malore, ndërsa temperaturat e ajrit do të jenë tipike të stinës së dimrit. Kështu është parashikuar moti nga meteoalb për ditët e fundit të janarit dhe për muajin shkurt.

“Ditët e fundit të janarit vijojnë me reshje shiu dhe dëborë në zonat malore mbi 700 m nga niveli i detit ndërsa temperaturat do të jenë tipike të dimrit për pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar Verilindjen.

Edhe muaji shkurt, do të sjellë prezencë të shpeshtë të reshjeve ndërsa pritet edhe një hyrje e masave ajrore polare nga mesi i shkurtit. Megjithatë, në tërësi muaji shkurt do të sjellë temperatura më të larta se vlerat normale mujore”, shkruan meteoalb.

Të fundit