Flash News

KRYESORE

Shifrat e 30 qershorit: PS humbet mbështetjen në bastionet e saj

Pavarësisht se kryeministri Edi Rama e ka cilësuar 30 qershorit si data qe konfirmoi mbështetjen e qytetarëve për Partine Socialiste, statistikat hedhin poshtë tezen e tij.

Të dhënat e publikuara nga KQZ-ja tregojnë se në shumicën e qyteteve - 51 bashki - kandidatët e mazhorancës kanë marrë qindra mijëra vota më pak se në zgjedhjet vendore të 2015-tës.

Rekordin e mban kandidati i Shkodrës, Valdrin Pjetri më 22213 vota më pak se Voltana Ademi, pasohet nga Valbona Sako me 19828 vota më pak se Vangjush Dako, ndërsa podi mbyllet me Rakip Sulin e Kamzës që është votuar nga 14221 qytetarë më pak se Xhelal Mziu katër vite më parë.

Reduktim të numrit të votave ka pasur edhe në qytetet që historikisht janë konsideruar si bastione të Partisë Socialiste, si: Elbasani, Korça, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Kruja, Kolonja e të tjerë.

Në vetëm 10 qytete të vogla, kandiatët e PS kanë arritur të triumfojnëmë më shumë vota se në 201-ën, megjithatë me shifra të papërfillshme, si: Roskoveci, Maliqi, Belshi, Divjaka, Fieri apo Lushnja; duke konfirmuar keshtu renien e bastioneve te Partise Socialiste.

 

Të fundit