Flash News

KRYESORE

“Shifrat e INSTAT dhe realiteti janë krejt ndryshe”, kryebashkiaku i Kukësit tregon pse është ‘reduktuar’ papunësia

“Shifrat e INSTAT dhe realiteti janë krejt ndryshe”,

Në një intervistë për revistën ‘Monitor’, kreu i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu është shprehur se shifrat që paraqiten nga INSTAT për numrin e punëkërkuesve ndryshon nga ajo çfarë paraqitet në realitet, pasi nuk ka rënë numri i të punëkërkuesve, por ata janë larguar nga vendi.

Monitor: INSTAT raportoi se numri it ë papunëve të regjistruar në zyrat e punësimit në Kukës ra me mbi 4 mijë persona në vitin 2017. Rënia vjen për shkak të largimit të popullsisë apo hapjes së vendeve të reja të punës?

Bashkim Shehu: Shifrat e INSTAT dhe realiteti janë krejt ndryshe. Po të shohim shifrat e papunësisë, sipas të dhënave zyrtare nga zyrat e punësimit Kukës, në vitin 2014janë 587 punëkërkues, kurse në vitin 2017 janë 4802 punëkërkues.

Nga infromacionet e marra nga administratorët e Njësive Administrative, në vitet e fundit ka pasur një numër të madh të emigrimit të familjeve drejt vendeve të BE-së për një jetë më të mirë. Rreth 3000-3500 familje kanë emigruar drejt vendeve të BE-së.

Nga të dhënat zyrtare për vitin 2016 të Drejtorisë së Shërbimit Social në Kukës, rreth 6000 individë të papunë kanë emigruar jashtë Shqipërisë, kryesisht në Gjermani.

Qartësisht nga këta 6000 të larguar, ata ishin të papunë dhe pastaj shihet se ku anon dhe ku shkon realiteti i shifrave të papunësisë.

Papunësia dhe mungesa e tregut të punësjanë sfidat më të mëdha në Bashkinë e Kukësit. Kjo vjen dhe si pasojë e investimeve nga qeveria qendrore për Bashkinë e Kukësit. Nuk ka mbështetje me fonde nga qeveria.

Të fundit