Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dritan Shano
Shqiptarët e shohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. Kjo është evidente, mjaft po t’i hedhësh një sy numrit të aplikimeve për Lotarinë Amerikane, që raporton revista Monitor dhe disa portale online. Ky numër ka arritur ne 367 mijë në vitin 2018, ndërsa ka qenë në nivelin 173 mijë aplikime në vitin 2007, ose nga një pikë më e ulët prej vetëm 87 mijë aplikimesh në vitin 2011. Kjo është vetëm ajo çka mund të verifikohet zyrtarisht, sepse askush nuk e di çfarë metodash të tjera përdorin shqiptarët për t’u larguar nga vendi drejt një jete më të mire, dhe me më tepër dinjitet. Ky vullnet i palëkundur për t’u larguar tregon, jo vetëm se shqiptarët kanë më shumë besim te çdo nëpunës, qoftë edhe part-time i shtetit të Idahos në USA, sesa te Kryeministri i tyre, apo kushdo tjetër nën diellin e tij. Njëherësh, ata nuk besojnë se në të ardhmen e tyre ekziston ndonje mundësi tjetër alternative për të ndryshuar pozitivisht gjendjen në vend. Se, ndryshe nuk do iknin, por do mbushnin sheshet për të marrë jetën e tyre në dorë. Në Shqipëri. Për të ruajtur Shqipërinë nga qeveria e vet.
Në 4 apo 5 vitet e fundit, pothuajse 13% e popullsisë ka ikur nga Shqipëria, në një formë apo në një tjetër; numri i lindjeve nga 82,000 në vitin 1990 ka rënë me 62% në fund të vitit 2017, sikur vendi të ishte mbuluar nga Murtaja e Zezë, e cila përgjysmoi Europën në shekullin 14; INSTAT raporton, në vitin 2016, se ushqimi përfaqëson rreth 48% të buxhetit familjar në Shqipëri, krahasuar me 36% në Egjipt, ose 8.7% në Mbretërinë e Bashkuar - një nivel shumë tregues i zhvillimit aktual dhe standardit të jetesës; ndërsa, jo vetëm 13.4% e popullsisë që kanë mbushur Lotarinë Amerikane, por pothuajse 60% e popullsisë shqiptare kanë shprehur qëllimin e tyre të drejtpërdrejtë për t’u larguar menjëherë nga Shqipëria drejt Perëndimit, duke marrë me vete deri edhe kafshët shtëpiake.
Të dhënat ekonomike dhe sociale të mësipërme tregojnë dështim të politikave të ndjekura deri më tani, jo sukses. Këto shifra janë fakte të verifikueshme. Ato nuk mund të ndryshohen në kënaqësinë e besimeve dhe preferencave të një personi. Atyre nuk ka çfarë i bën asnjë fanatik politik, i çfarëdo kahu, sepse ato janë rezultante politikash qeveritare dhe jo ngjarje sporadike. Ato tregojnë se pushteti ekonomik dhe politik që po i shuan Shqiptarët gjatë këtyre viteve të tranzicionit, është fuqizuar në vitet e fundit, si kurrë më parë. Propaganda e rritjes ekonomike dhe zhvillimit, dhe përparimi i dëshiruar drejt integrimit në BE, nuk e ndryshon dot këtë realitet; sado intensive, ajo mbetet një fasadë, një maskim për oligarkët që sundojnë në Shqipëri dhe politikanët e korruptuar në shërbim të tyre, me apo pa pushtet.
Është e qartë se politikat e fasadave dhe palmave, konçesioneve, të narkotrafikut qeveritar-si degë më vete e ekonomisë, përveçse pasurojnë vetëm pak njerëz nuk mund të sjellin pasuri, shëndet dhe besim te gjithë shqiptarët. Përkundrazi, ato kanë favorizuar vdekjen mbi jetën. Ky është fakt. Se në tremujorin e parë të 2018 kishte 285 vdekje më shumë sesa lindje. Për shkak të këtyre politikave shqiptarët sot nuk lindin më, dhe ata që janë duan të largohen prej këndej sikur t’i ikin djallit.
Cila është zgjidhja? vjen menjëherë pyetja nervoze; a thua se kushdo që shkruan dy mendime e ka zgjidhjen në xhep dhe po e mban atje ngrohtë që mos t’ia shohë njeri. A thua se ia ke për borxh ndokujt. Megjithatë, nëse zgjidhja për të jetuar më mirë dhe me më tepër besim tek e ardhmja është ikja, atëhere është më lehtë, politikisht dhe ekonomikisht, që prej këtej ta ikim qeverinë, sesa të shuhen gjithë Shqiptarët.
Ajo që unë mendoj si të vetmen zgjidhje, si të vetmen strategji kombëtare, nuk ka shkëlqim me xixa, se nuk ka shirita për të prerë dhe e tejkalon jetën politike, dhe mandatet elektorale të shumë syresh politikanësh, ndaj edhe urrehet prej tyre; politikanët e sotëm e urrejnë dhe e pengojnë me gjithfarë arsyetimesh, sepse suksesin e tyre e kanë gjetur te padija dhe te diploma e blerë; sepse është e vetmja gjë që nuk e prekin dot, nuk ja tjetërsojnë dot shqiptarit, siç i kanë rrëmbyer pronën; sepse ajo zgjidhje ndodh mes dy veshëve të çdonjerit prej nesh; është një zgjidhje që tmerron injorantët dhe dallkaukët, është afatgjatë dhe me interes strategjik kombëtar, sepse prej saj përfitojnë shqiptarët dhe jo politikanët. Aristoteli thoshte se rrënjët e tij janë të hidhura, por fruti i tij është i ëmbël. Kjo zgjidhje është Edukimi, është investimi në Edukim, sidomos në atë para-shkollor deri 9 vjeçar. Edukimi është më i fuqishëm se çdo Lotari. Është e vetmja shpresë. Është pasaporta jonë më vlefshme e së ardhmes. Ndërkohë, që mendoj këtë gjë çdo ditë, deri në aq detaje sa mundem, na vjen lajmi nga INSTAT: në 2017 rreth 1 milionë shqiptarë nuk kanë prekur libër me dorë...
Nuk dorëzohem.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38