Flash News

KRYESORE

Shifrat, historiani: Ja sa gjermanë pushtuan Shqipërinë

Shifrat, historiani: Ja sa gjermanë pushtuan Shqipërinë

Historiani Marenglen Kasmi sqaroi me shifra numrin e ushtarëve gjermanë në Shqipëri, duke theksuar se shumica e tyre ishin austriakë.

“Në Shqipëri kanë qenë rreth 36 mijë e 500 trupa gjermane, që do të thotë dy divizione të plota. Por, duhet thënë që më shumë ushtarë gjermanë kanë dal sesa kanë hyrë. Pasi, ata që iknin nuk rifreskoheshin, pra të vinin të rinj. Po të shohësh harta e kohës të forcave gjermane, sapo hyn, hapet bregdeti, sepse zbarkimi i aleatëve ishte rreziku. Këto ishin divizione të rregullta, por ka pasur edhe kombësi të tjera, ka pasur me shumicë austriakë”, u shpreh Kasmi në emisionin “Arena”.

Të fundit