Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Shifrat/ Rritet numri i bebeve shqiptare që lindin në Itali, sa një e treta e atyre në Shqipëri
Rritet numri i bebeve shqiptare që lindin në shtetin fqinj, në Itali, aty ku edhe emigracioni është më i theksuar ndër vite.
Sipas revistës Monitor, referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave Italiane, gjatë vitit 2017 kanë lindur në shtetin fqinj një numër i madh bebesh shqiptare, të paktën me njërin prind shqiptar, sa një e treta e foshnjave në Shqipëri.
“Sipas të dhënave më të fundit të ISTAT-it, nga 458.151 fëmijët e lindur gjatë 2017-tës, 9,823 kanë të paktën njërin prind shqiptar. Ndërsa në Itali bëhet fjalë për rreth 10 mijë lindje, në total në Shqipëri në të njëjtin vit janë regjistruar mbi 30 mijë lindje.
Instituti i Statistikave Italiane ka publikuar një raport përmbyllës për 2017, gjatë të cilit thekson se lindjet e fëmijëve nga të paktën një prind shqiptar janë rritur. Sipas shifrave, kanë të paktën njërin prind shqiptar 9,823 të sapolindur të 2017-tës (gjatë vitit 2016 numëroheshin 9,882 fëmijë me paktën njërin prind shqiptar).
Më në hollësi, nga raporti shihet që 7,273 fëmijë të sapolindur i kanë të dy prindërit shqiptarë (ishin 7,278 fëmijë në vitin 2016 dhe 7,830 në 2015-tën), 698 kanë babanë shqiptar e nënën italiane (kundrejt 921 rasteve të vitit 2016 e 872 të vitit 2015) dhe 1,852 kanë nënën shqiptare dhe babanë italian (ishin 1,683 të lindurit gjatë 2016-tës e 1,427 të 2015-tës).
Siç vërehet nga shifrat, po shtohen lindjet nga çiftet e përziera, ku nëna është shqiptare dhe babai italian. Mendohet se shumë prej këtyre çifteve në të vërtetë janë të formuara nga shqiptarë, por njëri prej tyre ka marrë ndërkohë shtetësinë italiane”, shkruan revista Monitor, e cila shton se sipas INSTAT në Shqipëri gjatë 2017-tës kanë lindur 30.869 fëmijë, duke shënuar një rënie me 2,7 %, krahasuar me një vit më parë.