Shije spanjolle, si të përgatisni vetë një Sangria

Sangria është gjaku i jetës që ushqen një mbrëmje pasdite, sidomos në verë (por jo që nuk mund ta bëni edhe në stinët e tjera).

Sangria, si sangre, si gjaku, është e ëmbël dhe mbase pak si verë e kuqe, të jep një shije si raki dhe lëngje frutash gjithashtu.

Mënyra se si e bëni dhe e përgatisni e bën një sangria të ndryshojë nga njëra recetë në tjetrën, nga qiellza në qiellzë. Ky version që do sjellim ne, mbështet në portokall, mollë, manaferrë dhe shegë për të krijuar një sfond të harlisur ndaj alkoolit.

Hapi 1

Futini të gjitha ingredientët në një enë ose broke në rastin më të mirë (broke enkas për të përgatitur pije dhe veçanërisht sangria, e gjeni në linkun përkatës në fund të shkrimit).

Hapi 2

Fusni broken në frigorifer dhe lëreni gjithë natën.

Hapi 3

Hidheni në gota të ndryshme. Në secilën gotë vendosni nga një flegër portokall.

Informacion shtesë

Sangria është një pije spanjolle, ku është ngjizur shumë shekuj më arë me verën spanjolle, të bërë nga rrushi, i rritur në vreshtat e lashta. Emri ndoshta vjen nga sangre, fjalë spanjolle që do të thotë gjak, me gjasë më shumë për shkak të ngjyrës së saj sesa gjakut të jetës. Por hej, kush e di. Në Panairin e Botës në 1964 në New York, Spanja shërbeu Sangria për amerikanët e etur, dhe është “ngulitur” që atëherë. Në fakt, është gjithandej. Mund të porosisni një gotë sangria në darka dhe restorante me 5 yje të specializuar në kuzhinën spanjolle. Megjithatë, në Evropë, E.U. vendosi që vetëm Spanja dhe Portugalia kanë të drejtë të bëjnë dhe shërbejnë Sangria “të vërtetë”, që do të thotë se vendet e tjera evropiane duhet të etiketojnë rezultatet e tyre si të tilla – Sangria finlandeze ose Sangria gjermane, për shembull. Nuk është aq tërheqëse, disi.

Nëse ju pëlqen kështu, provoni këto

Ju mund të bëni e përgatisni gota Sangrie të variacioneve të ndryshme të kësaj pije kaq të dashur, që të kujton gjithmonë shijen spanjolle. Kjo është një pije e lehtë për t`u eksperimentuar, ndaj mos kini frikë.

Çfarë ju duhet

Nëse nuk i kini në frigoriferin tuaj, atëherë keni ku t`i merrni e porosisni 😉 Shihni në linqet poshtë fotos.