Flash News

KRYESORE

Shira të rrëmbyeshme në Himalaje, të paktën 40 të vdekur

Shira të rrëmbyeshme në Himalaje, të paktën 40 të

Rrëshqitje masive dheu dhe përmbytje të vazhdueshme për ditë me radhë nga shirat e rrëmbyeshme në Himalaje shënuan të paktën gjashtë të vdekur në Indi dhe 40 në Nepalin fqinjë, njoftuan sot autoritetet.

“Që nga dita e premte, të paktën 40 persona vdiqën shkak i përmbytjeve apo rrëshqitjeve masive të dheut”, njoftoi për median zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme së Nepalit, Deepak Kafle.

Në parkun kombëtar në Chitëan, mjaft i frekuentuar nga turistët në Nepal, disa hoteleve i është dashur të evakuojnë klientët e tyre drejt dhomave të kateve të sipërme, për shkak të përmbytjeve.

Një drejtues i njësive akomoduese saktësoi se kishte evakuar turistët në shpinën e elefantëve drejt rrugës kryesore më të afërt, për të vijuar drejt Katmandou.

 

Të fundit