Flash News

KRYESORE

Goditet banda italo-shqiptare, sekuestrohen 4 kg kokainë

Goditet banda italo-shqiptare, sekuestrohen 4 kg kokainë

Një bandë italo-shqiptare që merrej me shitjen e drogës u godit sot nga policia italiane. Në pranga ranë dy shqiptarë të moshës 40 vjeçare dhe dy italianë, një 35 vjeçar dhe një 50 vjeçar.

Sipas hetuesve italianë, ata merreshin me shitjen e kokainës dhe heroinës në provincën e Massa Carrara-s. Droga merrej nga Lombardia e më pas përgatitej e shitej. Një tjetër italian po hetohet në gjendje të lirë.

Të ndaluarve iu sekuestruan edhe 4 kg drogë, si edhe disa mijëra euro të fshehura në dy apartamente, si edhe në një makinë. Policia kishte nisur hetimet prej javësh dhe arriti që të binte në gjurmë të aktivitetit kriminal të të ndaluarve.

Të fundit