Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Shisnin kokainë në Tiranë, arrestohet administratori i lokalit në ish-Bllok
Administratori i një lokali në rrugën “Pashko Vaso” në Tiranë, është vënë në pranga të policisë.
Po ashtu, mësohet se dy persona të tjerë me iniciale E.B dhe A.C po procedohen në gjendje të lirë.
Policia bën me dije se u gjetën 7 doza kokainë në lokal. Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë
Gjatë kontrolleve të ushtruara ditën e djeshme në lokalet e kryeqytetit është arrestuar administratori i lokalit për “Trafikim lëndësh narkotike” dhe “ Përshtatje lokali për përdorim droge”, si dhe janë proçeduar në gjëndje të lirë dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi.
Më datë 22.04.2018, seksioni i narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë, arrestoi në kushtet e flagrancës shtetasin :
– Orial Peçi, 37 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator lokali.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në rrugën “Pashko Vaso”, shtetasit të mësipërm i janë gjetur 7 doza lënde narkotike e dyshuar e llojit kokainë.
Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë, pasi nuk kanë treguar për sasinë e lëndës narkotike shtetasit :
– E. B., 24 vjeç, banues në Tiranë.
– A. Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet ju referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit O. P., për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 285/a Kodit Penal dhe për veprën penale “ Moskallzim Krimi”, në ngarkim të shtetasve E. B., dhe A. Ç., parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.