Flash News

KRYESORE

Shiste “Ekstazi” në gjimnazet e Tiranës, arrestohet shpërndarësi

Shiste “Ekstazi” në gjimnazet e Tiranës, arrestohet

Policia e Tiranës ka arrestuar një të ri që shpërndante ekstazi afër gjimnazeve të kryeqytetit. Ai është Erind Krakulli, 30 vjeç.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve dhe drogave sintetike, psikotrope rezultonte se:

Shtetasi Erind Krakulli, shiste lëndë psikotrope të llojeve të ndryshme, por kryesisht “Ekstazi, MDMA”, me klientelë pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, sqaron policia iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 60 (gjashtëdhjetë) pilula të dyshuara si lëndë psikotrope (ekstazi), 1 (një) krehër pistolete model 54, 4 (katër) fishekë luftarake model 54, 1(një) aparat celular i markës “Iphone 5”.

Të fundit