Flash News

KRYESORE

Shiste informacione tek britanikët, helmohet agjenti rus

Shiste informacione tek britanikët, helmohet agjenti rus

Një ish-agjent rus i strehuar prej 8 vjetësh në Britaninë e Madhe ndodhet në gjendje kritike për jetën pasi ka rënë në kontakt me një substancë misterioze. Sergei Skripal u gjet pa ndjenja në një stol në qendrën tregtare në Salisburi ditën e diel, bashkë me një grua 33-vjeçare.

Autoritetet britanike nuk kanë dalë me një deklaratë mbi ngjarjen, por ajo dyshohet për luftën e spiunazhit mes Rusisë dhe Perëndimit,  pasi koloneli Skripal, ish-oficer i shërbimeve ruse të inteligjencës, ishte dënuar me 13 vjet burg në vendin e tij për kalim informacionesh tek shërbimi sekret britanik.

Ai ishte shpallur fajtor për zbardhjen e identiteteve të agjentëve rusë që punonin në fshehtësi në vende të ndryshme Evropiane, por ishte liruar në bazë të një marrëveshjeje mes Moskës dhe Uashingtonit, për shkëmbimin e agjentëve të spiunazhit.

 Ngjarja është e ngjashme me atë të vitit 2006, kur ish-agjenti rus Aleksander Litvinenko u helmua në rrethana të ngjashme në një lokal të Londrës, me lëndë radioaktive polonium 210.

Më vonë rezultoi se Litvinenko po pajiste me informacione agjencitë ligj zbatuese në Londër dhe Madrid, për investimet kriminale të ish-oficerëve të inteligjencës ruse.

Të fundit