Flash News

KRYESORE

Shiste kokainë në Laprakë, ‘Don Bosko dhe te ‘Zogu i zi’, arrestohet 38-vjeçari

Shiste kokainë në Laprakë, ‘Don Bosko dhe te ‘Zogu i

Policia njofton se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin Leonard Durrësi, 38 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Sipas policisë, në bazë të informacioneve që dispononte Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të marra në rrugë operative,  ka rezultuar se ky shtetas kryente aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të forta të llojit  “Kokainë” në doza të vogla personave të ndryshëm në zonat e Laprakës, Zogut  të Zi dhe “Don Bosko”.

Shtetasit të lartpërmendur në momentin e ndalimit nga shërbimet e Policisë në rrugën e “Dritan Hoxha”, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur dhe sekuestruar  në cilësinë e provës materiale  25.4 gramë doza lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

 

 

Të fundit