Flash News

KRYESORE

Shit-blerja e votave, deputeja e PS nuk mohon vërtetësinë e përgjimeve të ‘Zërit të Amërikës’

Deputeja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea nuk ka mohuar vërtetësinë e përgjimeve të publikuara dje nga ‘VOA’, që tregonin biseda telefonike të zyrtarëve socialist për blerjen e votave në tre palë zgjedhje.

Ndryshe nga kryeministri Rama, që deklaroi në parlament se ‘Zëri i Amerikës’ është media-kazan, Gjebrea është me e kujdeshme, kur thotë ‘se prokuroria do të thotë fjalën e fundit’.

“Opozita bëri një shfaqe të shëmtuar sot në Kuvend. Sjellje e patolerueshme përballë ministres që e kishte daljen e në Kuvend. Kjo ndikon edhe të qytetarët. Shfaqe të tilla e prishin dialogun. Fjalori i papërshtatshëm dhe mungesë etike. Në gjithë këtë rrugëtim, sigurisht që edhe mund të kemi gabuar, por jemi në një filozofi të qartë që kërkon edhe një mbështetje të qytetarëve. Me statistikat abuzohet siç ka bërë opozita në lidhje me personat e larguar nga vendi. Ne nuk duhet të krijojmë panik të qytetarët. Mendoj se duhet pak kujdes sepse krijon perceptime te gabuara. Sa i përket rastit të ‘Zërit të Amerikës’, Prokuroria do thotë fjalën e fundit”, u shpreh deputetja e PS në A2 News.

Në përgjimet e VOA, emri me i lakuar ishte ai i Vangjush Dakos, që komunikonte herë pas here me grupit e Avdylajve. Pjesë e përgjimeve ishin vellezerit Ndoka, dhe disa zyrtare te larte te PS te deleguar ne Diber. Emrat e tyre nuk permendeshin ne pergjime, por opozita ka hedhur akuza mbi Damian Gjiknurin dhe Ulsi Manjan.

Të fundit