Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Dy licencat e uzinës së përpunimit të naftës, ARMO, përkatësisht për rafinerinë e naftës dhe asaj të bitumit janë shitur muajt e fundit në dy ankande të ndara.
Licencën e rafinerisë së naftës e ka blerë kompania Allum Enterprise, e cila mori muajt e fundit aktivitetin e kompanisë IRTC. Kjo e fundit, pasi kishte shfrytëzuar ARMO-n për rreth një vit u largua duke lënë detyrime të papaguara.
Ndërsa licencën e rafinerisë së bitumit e bleu Al Global Oil, e cila ka filluar tashmë investimin për shfrytëzimin e rafinerisë së bitumit.
Licenca e parë në një kompani offshore
Kompania përmbarimore TDR Group njoftoi së fundmi Ministrinë e Energjetikës se ka shitur licensën e ARMO-s kundrejt një vlerës 26.1 milionë lekë tek kompania Allum Enterprise, e cila në fillim të shkurtit hyri në tentativa për të blerë rafinerinë e naftës ARMO, pas ikjes së IRTC-së, një offshore që e shfrytëzoi ARMO-n nga nëntori i vitit 2016 deri në nëntor 2017, dhe u largua duke lënë të paktën 35 milionë eura taksa të papaguara.
Përmbaruesit e shiten licencën në një ankand për llogari të Albpetrol, duke e bërë kompaninë Allum me orgjinë offshore, zotëruese të aseteve dhe licencës së rafinerisë.
Leja koncesionare e rafinerisë ARMO është dhënë me një VKM të veçante në vitin 2009 në momentin që është privatizuar.
Burimet nga Ministria e Energjetikes bëjnë me dije se tashmë licenca është e sekuestruar dhe është shitur nga përmbaruesit. Sipas VKM vlera e licencës është 50 milionë lekë, por të ardhurat e siguruara nga ankadi duhet të kalojnë në llogarinë e kompanisë Albpetrol, pohojnë të njëjtat burime.
Por blerësi i ri i lejes së ARMO-s nuk mund të përdorë këtë kete leje, pa marrë edhe disa miratime te tjera. Ministria e Energjetikës sqaron se, efektiviteti i lejes bëhet pasi të jetë miratuar nga Ministri Gjiknuri dhe nga qeveria shqiptare me një vendim të posaçëm.
Sakaq, kompania e përmbarimit TDR group njoftoi se licenca e ARMO-s u shit duke respektuar nenet 544, 550, 522, 544, 555 dhe 566 të Kodit të Pricedurës Civile. Për shitjen e lejes është zhvilluar vetëm një ankand me datën 23 korrik 2018 dhe në ankand ka patur vetëm një ofertë, nga kompania Allum Enterprices.
Nëse qeveria miraton shitjen e asetit shtetëror nga përmbaruesit privat, Allum bëhet pronar i aseteve dhe të drejtave ligjore të kompanisë, ARMO.
Allum Enteprises sipas ekstraktit të saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit është krijuar në gusht në vitit 2017 dhe pronari i saj është ALLUM ENTERPRISES LIMITED, një kompani e regjistruar në Angli në qershor të vitit 2017. Aktiviteti i saj është “agjentë të përfshirë në shitjen e karburanteve, metaleve dhe produkteve kimike”. Aksionerët realë nuk bëhen të ditur në të dhënat e kompanisë, por vetëm për adresën e saj. Në internet për këtë kompani nuk gjendet asnjë informacion, duke qenë sërish në linjën e sipërmarrjeve offshore që kanë shfrytëzuar ARMO-n.
Licencën e dytë të ARMOS, e bleu AL.GLOBAL OIL me konvertim borxhi
Nëpërmjet një ankandi në përmbarim u shit së fundmi edhe licenca e dytë e ARMO-s, që i përkiste uzinës së Bitumit në Fier. Zyra përmbarimore TDR grup tha se ‘AL.GLOBAL OIL” pranoi të marrë në pronësi licencën e bitumit kundrejt detyrimit që debitori ka ndaj kësaj shoqërie.
Tashmë zotëruesi i lejes “AL.GLOBAL OIL” është në fazën e plotësimit dhe depozitimit të dokumentacionit përkatës pranë Ministrisë së Energjisë dhe infrastrukturës, e cila administron dokumentacionin e këtij aseti.
“Njoftoj Ministrinë së Energjisë dhe infrastrukturës të operojë administrativisht në lidhje me të drejtat e reja që fiton Shoqëria “AL.GLOBAL OIL” mbi asetin e llojit “Licencë”, përsa i përket Uzinës së Përpunimit të Naftës (UPN) në qytetin e Fierit, duke zbatuar kushtet, rregullat dhe parashikimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.19, datë 14.01.2015 si dhe duke me njohur brenda afatit ligjor nga ky njoftim me dokumentin që vërteton kalimin e asetit, sendit të luajtshëm në pronësi të Shoqëria “AL.GLOBAL OIL”” thuhet në njoftimin e përmbaruesit.
Më tej përmbaruesi sqaron se, personat që bëhen pengese për zbatimin dhe realizimin e të drejtave që burojnë nga ky vendim do të përgjigjen sipas dispozitave që parashikon Kodi i Procedurës Civile dhe Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë.
N fillim të vitit, AL.Global Oil bleu uzinën e prodhimit të bitumit të rafinerisë ARMO, e cila ndodhet në Fier, përmes një ankandi, me vlerën 5 milionë dollarë. Sipas shkresës së depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit nga përmbaruesit privatë më 15 janar, blerësi është AL.Global Oil, i cili ishte i vetmi që kishte paraqitur ofertë, pasi kishin dështuar tre ankande radhazi për shitjen e uzinës.
Blerësi është një kompani e krijuar në vitin 2016 dhe aksionerë të saj janë Arjan Dhimertika, Qazim Qazimi dhe Ridgers Mema. Ndërsa në bordin mbikëqyrës të kompanisë janë dy sipërmarrës të njohur në fushën e naftës, Shefqet Kastrati i grupit më të madh të naftës në vend, “Kastrati” dhe Frident Kuqi i “Europetrol Durrës Albania”, operatori i dytë më i madh i naftës në vend. Kompania ka nisur tashmë investimet, teksa rafineria e bitumit konsiderohet se ka leverdi më të madhe sesa ajo e përpunimit të naftës, nisur nga fakti që kërkesa në treg për bitum nxitur nga investimet publike është e lartë dhe se tregu ka gjithmonë nevojë, si ai vendas ashtu dhe eksporti. Kapaciteti i projektuar përpunues i Impiantit të Distilimit është 500 000 ton/vit nafte bruto
Historia e komplikuar e ARMO
ARMO, e krijuar në vitin 1999 si kompani shtetërore, ka dy rafineri, atë të përpunimit të naftës në Ballsh dhe të bitumit në Fier.
Në vitin 2008 ARMO u privatizua nga grupi Taçi Oil, që mori në kontroll 85% të aksioneve të ARMO nëpërmjet kompanisë Anika Mercuria Rafinery Associated Oil, AMRA Oil, për 128 milionë euro.
Në vitin 2013, azerët e Heaney Assets Corporation blenë paketën e aksioneve të AMRA Oil. Azerët e përdorën për pak kohë kompaninë dhe më pas u tërhoqën. Në 2014-2015, përmes qiradhënies, ARMO-n e shfrytëzuan Deveron Oil Albania, TPD-Trading Petrol & Drilling. Pas një periudhe disamujore ku aktiviteti mbeti pezull në shtator 2016 erdhi ITRC, një ofshorë që e shfrytëzoi për një vit dhe në fund të 2017-s, e braktisi atë duke lënë rreth 60 milionë euro të papaguara dhe punonjësit pa paga. Këta të fundit filluan protestat. Aktualisht nuk ka info nëse rafineria ka rifilluar aktivitetin, teksa deri vonë punonjësit kërkonin pagat dhe rivënien në punë të saj.
15% të aksioneve të ARMO-s janë ende në pronësi të shtetit, por nga institucionet shtetërore historikisht ka munguar transparenca se çfarë po ndodh me një nga kompanitë më të rëndësishme në vend.
ARMO ka një mal me detyrime ndaj shtetit dhe të tretëve, ku vetëm ndaj shtetit, detyrimi në total (pa llogaritur fshirjet nga amnistia) i ka kaluar 250 milionë euro./Monitor/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38