Flash News

KRYESORE

Shitën tre italianë për 43 euro tek banda kriminale, arrestohen 4 policë

Shitën tre italianë për 43 euro tek banda kriminale, arrestohen 4

4 policë në Meksikë akuzohen se janë të përfshirë në zhdukjen e 3 turistëve italianë në vendin e tyre. Italianët janë parë për herë të fundit në datën 31 janar, në Tekalitlan, në shtetin e Haliskos ndërkohë që Guvernatori i këtij shteti tha se oficerët kanë pranuar që i kanë dorëzuar italianët te një bandë kriminale lokale.

Nuk dihet ende arsyeja pse shtetasit italianë ndodheshin në Tekalitlan, një zonë ku vepron një nga bandat kriminale më të mëdha të Meksikës.

Djali i njërit prej të humburve tha në një radio italiane se të tre janë shitur te kjo bandë për 43 euro, por autoritetet meksikane nuk e konfirmojnë këtë informacion.

 

Të fundit