Flash News
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
Në 26 janar të këtij viti, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant, u nda nga jeta bashkë me vajzën e tij, Gigin dhe 6 persona të tjerë që ndodheshin në bord.
Ky lajm shokoi botën e sportit dhe të gjithë miqtë e fansat e ish-basketbollistit. Por fansat duan të mbajnë gjallë kujtimin e tij dhe ata anë vendosur që vlerësojnë gjërat materiale që ai ka lënë pas. Kështu ka ndodhur me unazën e tij të famshme me ar dhe diamant.
Kjo unazë, e cila përmban rreth 40 gur të vegjël diamantesh është shitur në ankand për 206.000 dollarë.
Ankandi i cili u organizua nga “Goldin Auctions” të dielën, në fillim filloi me shifrën prej 15.000 dollarë për të arritur më pas shumën maksimale.
Ajo ishte një prej dy unazave identike që basketbollisti i ndjerë ua kishte dhuruar prindërve të tij, Pamela dhe Joe “Jellybean” Bryant, për ta nderuar suksesin me Los Angeles Lakers në sezonin “1999-2000”.