Flash News

KRYESORE

Shiti disa herë një apartament, arrestohet 55-vjeçari

Policia ka arrestuar shteasin Eqerem Mehmetaj, 55 vjeçar pasi rezultonte i shpallur në kërkim. Mehmetaj është dënuar me 8 vite burg për veprën penale “Mashtrim, kryer në bashkëpunim”.

“Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendim numër 70 datë 16.11.2017, e ka dënuar me 8 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi i kryer në bashkëpunim””, thuhet në njoftim.

Në vitin 2011, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier kishte nisur procedim penal ndaj këtij shtetasi, pasi ky shtetas kishte kryer shitjen e apartamenteve të njëjta më shumë se një herë shtetasve të ndryshëm duke i mashtruar dhe marrë shuma monetare.

Të fundit