Flash News

KRYESORE

Shitja e ‘Telekom Albania’ drejt finalizimit, fituese kompania nga rajoni

Shitja e ‘Telekom Albania’ drejt finalizimit, fituese kompania nga

Kompania bullgare ‘Vivakom’ është shumë pranë blerjes së Telekom Albania. Burime pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare kanë bërë të ditur për RTSH se për këtë çështje janë duke u kryer disa transaksione, pra është në proces ai që njihet si transferimi i aksioneve. Po kështu, burime të tjera mediatike, bëjnë të ditur se palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes.

Në funksion të kësaj marrëveshjeje, është edhe një shkresë e depozituar nga T Mobile Albania pranë AKEP-it, në të cilën thuhet se kërkohet shtyrja e datës së tenderit publik për këtë çështje, çka nënkupton, derisa të mbyllet marrëveshja e shitjes. Për shitjen e Telekom Albania, shfaqën interes disa kompani nga rajoni i Ballkanit, ku përmenden kompania Çalik, që ka aksionet kryesore edhe të Albtelekom, kompania bullgare Vivakom, Telekom Serbija etj. Kjo e fundit paraqiti një ofertë të lartë financiare, por shkaktoi një reagim të ndjeshëm në opinionin publik në Shqipëri.

Telekom Albania është operator i rëndësishëm në tregun shqiptar, por në bilancin e një viti më parë, rezultoi me humbje të mëdha, çka ka bërë që gjigandët e Dojçe Telekom, të vijnë në pikën që të largohen nga Shqipëria.

Të fundit