Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Shitja e votës si fenomen masiv”, Artan Fuga: U deshën përgjimet e 'Bild' për të na hapur sytë
Akademiku Artan Fuga, në një shënim të gjatë në Facebook ndalet te përgjimet e gazetës gjermane “BILD” lidhur me shitbljerjen e votave në Shqipëri. Mes ironies, Fuga shkruan se të shesësh votën nuk ka ndonjë gjë të keqe pasi vota në Shqipëri është e pavlerë.
Për Fugën është hipokrizi fakti që njerëzit bëjnë të habiturin me fenonemin e shitjes të votës.
Më tej ai shton se populli tashmë e ka të qartë se çfarë ndodh me korrupsionin, shitjen e votës për një vend pune dhe nuk ka nevojë për gazetarët e huaj që ta zbulojnë.
“Këtyre njerëzve që mërziten me "varfanjakët" që shiskan votën unë u them :"Mirë bëjnë që e shesin!". Më shohin me zhgënjim. Dhe u shpjegoj : "Shitet një send që nuk duhet, ose vlen më pak sesa leku që merr. Në transaksionet e lira tregtare dihet që fitojnë edhe shitësi edhe blerësi”-shkruan Fuga.
Shënimi i Fugës
Përgjimet e reja "bild - babale"
--------------------------
Përgjimet e Bild habitën opinionin publik sepse veç të tjerash sepse atje dilte që kishte njerëz, nuk dihet se sa, që e jepnin votën kundrejt shumave me parà. E dënueshme me ligj për ata që e praktikojnë, e planifikojnë, por edhe për ata që marrin lekët kundrejt votës.
Takoj një numur shumë të madh njerëzish që më bëjnë të habiturin, ose edhe pesimistin : "Cfarë populli jemi! Nuk bëhet ky vend! Ata varfanjakët shiten për pesë lekë, shesin votën!"
Kjo habija më duket hipokrite, kulmi i hiprokrizisë! Nëse shitet vota në mënyrë masive atëhere ne të gjithë e dimë dhe nuk ka nevojë për gazetarinë e Bild për të na e zbuluar.
Gazetari i shkretë i Bild zbulon atë që ne e paskemi bërë, pra e paskemi ditur!!!
Këtyre njerëzve që mërziten me "varfanjakët" që shiskan votën unë u them :"Mirë bëjnë që e shesin!". Më shohin me zhgënjim. Dhe u shpjegoj : "Shitet një send që nuk duhet, ose vlen më pak sesa leku që merr. Në transaksionet e lira tregtare dihet që fitojnë edhe shitësi edhe blerësi. Votuesi fiton ca lekë, kurse pushtetari blen reputacionin e tij, pushtetin e tij. Votuesi si duket e di se vota që hedh në kuti si duhet më hiç. Si andej si këndej t'a hedhi ai nuk ka fituar gjë, gjithmonë është i humbur."
Prandaj, budallenj politikisht nuk janë shitësit e votës, por jemi ne që nuk i kuptojmë ata. Shitja e votës si fenomen masiv do të kishte treguar sesa i degraduar është realiteti politik i vendit, sesa larg janë partitë politike dhe alternativat politike nga interesimet e elektoratit, aq shumë sa një familje me nja pesë a gjashtë antarë me votat e shitura mund të blejë një lavatriçe ose një televizor të cilësisë së mesme!
Ne paskemi dashur përgjimet Bild për të ditur sesa e korruptuar moralisht në politikë është shoqëria jonë!
Unë nuk kam fare nevojë për përgjime me telefon ose mjete të tjera për ta vërtetuar shitjen e votës! Këtë e di i gjithë mileti, është një "secret de polichinelle", një e fshehtë që ja bën "muuuuu!" në mes të ditës, dhe shitjen e votës nuk e bëjnë andej nga zonat periferike, nga Dibra, a Devolli, në male e kodra të thella, por në mes të Tiranës, në qendër të burokracisë shtetrore, në mes të bizneseve e shtresave të "larta".
Pa më thoni a është e lehtë të marrësh një vend pune në administratë qendrore ose lokale nëse nuk përkrah partinë në pushtet e nuk voton për të! A nuk ka nja tridhjetë vjet që është kështu? A nuk shkëmbehet një votë ose dhjetë a njëqind vota me një vend pune!!!
Pa më thoni a merr ndokush ndonjë bursë ekselence ose e bën çunin a vajzën drejtoruc të vogël gjëkundi nëse nuk shet votën trurin, e bashkë me to edhe shpirtin!
Më thoni a nuk është pothuajse e pamundur të bëhesh diplomat, shef policie, drejtor drejtorie, shef tatimesh, edhe puntor bashkie nëse nuk je në të njejtin trend votimesh me atë që të emëron? A nuk është kjo një shitblerje vote? Një hap në karrierë a nuk kushton edhe një ose shumë vota!!!
Duhet të jenë dhjetra mijra që ndodhen në këtë hall : O votën o vendin e punës!!!
Nëse ata bëjnë diferencën në animin e balancës të opinionit politik në favor të kësaj apo asaj partie atëhere na del se pushteti në Shqipëri u përcaktoka nga shkalla e shitjes së votës, ose nga shkalla e dëshirës të atyre që kërkojnë t'u zënë vendet në administratë a të marrin ata privilegjet që i kanë zenë të tjerët.
Votimet janë manipuluar jashtë qendrës së votimit, prandaj vëzhguesit e huaj kurrë nuk kanë raportuar në dekada parregullsitë e vërteta. Ata vijnë, rrijnë, ikin, dhe nuk marrin vesh gjë prej gjëje se e gjitha ishte një lojë!
Sa vota duhen dhënë për një leje ndërtimi, për një parking, për një shesh ndërtimi, për një hapësirë plazhi marrë me qira për të vendosur çadra? A nuk është shitblerje votash kjo?
Ka nevojë të botojë përgjime Bild, Neë York Times, La Liberation, La Republica, a ku e di unë kush tjetër, kur këto fakte te ne janë bërë pjesë e normalitetit tonë, të përditshëm, na janë bërë si buka që hamë, kanë hyrë në zakonet dhe doket tona prej dekadash dhe vazhddojnë edhe sot?
Atëhere cfarë dreqin kemi që përgojojmë ata të shkretët që për një shportë vezë, a një frigorifer, shesin votat e fisit a të familjes?
Cfarë dreqin kemi që bëjmë të habiturin për shitjen e votës kur shitja e votës është bakshishi me të cilin blehen vende pune në administratë, leje ndërtimi, blihen karriera nga njerëz që pastaj shohin me përbuzje ata që e shesin votën për shumë më pak?
Habitemi me përgjimet e Bild sepse kemi qejfin të vemë veshin te muri i komshiut kurse atë që flakërin si zjarr ferri në mes të sheshit nuk duam ta shohim sepse na poshtëron, na nxjerr njerëz të vegjël, pa dinjitet qytetar.
Pa u luftuar shitja e votës në të gjitha "bursat" e saj, dhe jo thjesht në tregjet fshatare ku vota shitet për një ceremoni dasme a një vend mësuesi në fshat ne nuk ndërtojmë dot shtet, nuk ndërtojmë dot moral, ne do të rrëzohemi thellë e më thellë në batakun tonë moral dhe pastaj do të bëjmë të habiturin kur dikush do të na thotë: Ju shisni gjithçka!
Në politikë përsa i përket vlerës së votës dhe tregut të saj ne nuk kemi dalë ende nga universi logjiko-financiar i Sudes dhe i "kompetentit" të saj. Shumë njerëz vendosin në piramidën e të mirave dhe privilegjeve kapitalin qytetar që është vota e tyre dhe marrin prej andej interesa të jashtëzakonshme, me një çmim pra me rrënimin e të tjerëve dhe të sistemit tonë politik dhe të moralit shoqëror.
Politikisht ne jemi një shoqëri e bjerrur moralisht, në një dekadencë morale të pashoqe dhe pa u shëruar duke ndërtuar një sistem të ri vlerash nëpërmjet reformës tërësore të shtetit, administratës, kodit zgjedhor, në do të vazhdojmë me cic-mice politike duke u zhytur gjithmonë e më shumë në batakun e krizës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38