Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Shiu i fytyrës time” i Visar Zhitit vlerësohet me çmim në Panairin e Librit në Beograd
Në Panairin e Librit në Beograd, ndër më të mëdhenjtë në Europë, i cili vazhdon të jetë i hapur, u bë dhe përurimi i librit me poezi të poetit dhe shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, i porsa dalë në gjuhën serbe, “Kisha mog lica” (“Shiu i fytyrës time”) si dhe takimi i autorit me lexuesin, gazetare dhe shkrimtarë serbë e të huaj në këtë panair, organizuar nga shtëpia botuese “Alma”.
Poezia e Visar Zhiti është jashtzakonshme, - tha në çelje të diskutimit presidenti i “Alma”-s, Dr. Gjore Otasheviç, - e sjellë po kështu dhe në përkthimin mjeshtëror të Smajl Smakës.
Visar Zhiti shkruan ashtu siç jeton, - tha ndër të tjera drejtuesi i kolanës së botimeve “Shkrimtarë nga Europa”, akademik Milutin Gjuriçkoviç, redaktor dhe autori i parathënies së përmbledhje “Shiu i fytyrës time”. Pastaj ai foli për vlerat e poezisë së Zhitit, e përkthyer në shumë gjuhë si dhe për vlerat e jetës së Visarit, ish i burgosur politik, deputet dhe ministër kulture, etj.
Në takim u lexua dhe fjala e studiuesit, kritkut dhe poetit nga Kosova, Prof. Agim Vinca, e cili e shikonte poezinë e Zhiti si dëshminë e një ecjeje të një uni kolektiv.
Visar Zhiti, i ftuar nga Tirana posaçërisht për këtë veprimtari, pasi falenderoi, tha se vinte për herë të parë në Beograd “me druajtje, me kërshëri dhe gëzimin e shkrimtarit për raste të tilla. Kufiri me ju ka qenë i ndaluar, - vazhdoi Zhiti, - gjatë diktaturës, marrëdhëniet në shekuj kanë tipike ballkanike, me drama, - dhe kujtoi se - ne në burgun e dikurshëm kishim të dënuar që ishin arratisur në Jugosllavinë e dikurshme dhe, sipas një marrëveshje të fshehtë, ata i kthenin, ku i dënonin rëndë… Tani kam ardhur unë me poezi, gjej një metropol culture dhe ky takim është dhe metaforë e bukur, bashkohen poezi nga Tirana, me përkthyes nga Kosova dhe botues nga Beogradi, të shikojmë së bashku përpara,” - përfundoi fjalën e tij Zhiti.
Shoqata e poetëve dhe përkthyesve nga Mali i Zi i dha Visar Zhitit në këtë takim çmimin e saj të vaçantë për librin në serbisht “Shiu i fytyrës time”.
Më pas dhe një shëtitje në rrugën historike “Shkodra”, që vendasit e quajnë “Skadarlije”. Edhe libri i Visarit me një poezi për këtë rrugë hapet, ku kishte shëtitur dhe i biri i tij. Poezia shoqërohet me një skicë nga piktori shqiptar Gjergj Kola.
Poezia na bashkon më mirë se shumëçka, ajo është culture, dashuri, por dhe e dëshmi e së vërtetës dhe drejtësi.
Sipas “Lajmëtari i së mirës”
Ditari i Zhitit, oruellian dhe kafkian
(Parathenia e librit “Shiu i fytyrës time”)
Nga Dr.Milutin Gjuriçkoviç
“Forcë e madhe është te njeriu, që di të hesht edhe kur ka të drejtë”, Lev Tolstoj
Si rrallëkush nga poetët bashkëkohorë shqiptar me arsye, natytisht ka përjetuar reputacion të tillë ndërkombëtar , siç është rasti me Visar Zhitin , poetin , prozatorin e njohur, shkrimtarin, eseistin,përkthyesin, dhe me disidentin politik, i cili krejtësisht i pafajshëm është dënuar dhe është burgosur nëpër kazamatët dhjetë vite të plota. Pas daljes nga burgu, ai ka pasur përkrahjen e shumë intelektualëve, të shkrimtarëve e të personaliteteve publike. nga e gjithë bota, filluar që nga Umberto Eco, Sebastiano Grasso, Kevin HIgins, Robert Elsi, madje edhe nga Filip Davidi ynë. Opusi i tij letrar është shumështresor dhe në aspektin zhanror i llojllojshëm .Pothuaj me sukses të njejtë shprehet dhe dëshmohet në poezi, tregim, roman, ese, publicistikë dhe në përkthim. Është përkthyer në shumë gjuhë të huaja dhe është fitues i një sërë çmimesh në vendin e vet dhe botën e jashtme.
Para nesh është përzgjedhja komplekse e poezisë se Visar Zhitit që nga përmbledhja e parë deri tek libri i fundit poetik, që dëshmon në masë të mjaftueshme harkun zhvillimor poetik, metamorfozat krijimtare, ndikimet, gërsheti-met lirike dhe mëvetësinë , autenticitetin e shprehjes. Këto poezi, në fakt në mënyrën më të mirë tregojnë sesi jeta dhe poezia gërshetohen reciprokisht dhe identifikohen, pa kurrfarë mistifikimesh apo mbindërtimi artistik . Ç’është e vërteta , poeti shkruan ashtu siç jeton dhe si ndjen, respektivisht ashtu siç e përjeton botën e brendshme (psikologjike, etike) dhe të jashtme (fizike, historike), me të cilën ka shumë mosmarrëveshje, paqartësi dhe sfida.
Që në shikimim të parë mund të hetohet se poezitë kanë varg të lirë, metrikë të thyer dhe dozë të caktuar narracioni , e cila e ndërlidhur me liriken, epiken dhe dramatiken të gjithë përmbledhjes i jep vulë të veçantë dhe rëndësi e kuptim artistik . Duke udhëtuar nëpër botë dhe duke takuar e njohur njerëz të rinjë, vise dhe vende, Zhiti e shkruan një ditar të një lloji të veçantë të kujtimeve dhe të shtegtimeve, në të cilin ka edhe "llum të hidhur të përvojes", siç do të thoshte Danilo Kishi ,e që në radhë të parë ka të bëjë me burgosjen dhe izolimin krijues të tij. Disa poezi madje kanë atmosferë orveliane dhe kafkiane në sensin e simbolizimit të çuditshme dhe të shprehjes se absurdit të kësaj bote.
Poezitë e tij nuk janë vetëm kryengritëse e plot revoltë dhe pezm të pakënaqësisë aq sa janë plotë dashuri , njerëzillëk dhe falje («Aq afër e të ndarë " ). Ai, para se gjithash është njeri ,e tek pas kësaj poet . Krijues me shpirt etik dhe me motiv mëmëdhetar , i cili di të falë dhe i cili nuk urren askënd. Këtë e dëshmon edhe titulli i poezisë "Ju dua Ju të gjithëve" . Ai është kozmopolit, njeridashës i theksuar dhe vrojtues , analist dhe komentues, i cili urtësisht e stoikisht i përballon të gjitha padrejtësitë dhe krajatat të cilat e kanë goditur në jetë.
Duke e përjetuar tërë helmin e jetës, padrejtësitë e ndry- shme, ndërskambëcat, shantazhimet e të keqijat, poeti nuk ua kthen njësoj, veçse me gjerësinë , me spontanitetin e natyrshëm dhe me urtësi dëshiron që të gjitha këto t i tejkalojë dhe mos tua lë harresës. Në këtë sens poezitë e tij janë gjurma të papërseritshme dhe dëshmi m,gjegjësisht vrragë shpirtërore dhe kujntime të dhimbshme të cilat edhe nuk harrohen aq shpejt.
Nuk është e tepërt të thuhet se disa poezi kanë në një- farë dore, kuptim testamentar, respektivisht amaneti se të gjitha mund të falen por jo edhe të harrohen.
Më bëhet se poetika e Zhitit, filosofia jetësore dhe fenomenologjia e krijimtarisë është në përputhne adekuate me qëndrimin e njohur të Rajner Marije Rilkes, i cili atëbotë kishte thënë:
«Кush flet për fitoren?
Të rezistosh është e tëra”
Pra nuk është e vështirirë ta zbulosh dhe ta njohesh jetën e poetit dhe punën e tij ,raportin e tij njerëzor dhe kozmopolit ndaj të gjithë njerëzve dhe vendeve të cilat i përmend dhe të cilat e preokupojnë fantazinë , kërshërinë dhe vëmendjen e tij. Në këtë kontekst kanë lindur poezitë antologjike, të cilat ia ka kushtuar djalit të tij, me rastin e qëndrimit në Beogradit, në Rrugën “Shkodra”.
Në saje të përkthimit të frymëzuar e të suksesshëm të Smajl Smakajt , kemi rastin që më plotësisht ta kundrojmë , në mënyrë kritike ta vlerësojmë dhe estetikisht ta njohim poezinë e poetiken e Visar Zhitit, e cila për shumëçka është e jashtëzakonshme , e veçantë , e vetëvetishme, dhe jetësisht e fuqishme.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38