Flash News

KRYESORE

Shiu prish planet e Shqipërisë, Reja merr vendim

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja, është përballur me problemet e para nga shiu. Ai është detyruar të anulojë stërvitjen për shkak të reshjeve të forta të shiut.

Numri një i stolit nuk ka dashur të rrezikojë futbollistët e tij në një mot të tillë dhe ka kryer vetëm një seancë sot. Kuqezinjtë kanë punuar në orën 10:00, ndërsa pasdite nuk do të zhvillohet stërvitje.

Seanca e dytë ishte programuar në orën 15:00, por trajneri italian e ka anuluar atë. Kuqezinjtë nesër do t'i japin fund përgatitjeve për sfidën kundër Andorrës. Një ndeshje që duhet kaluar me sukses.

 

Të fundit