Flash News

KRYESORE

Shkaktoi aksidentin me 3 të vdekur në Itali , arrestohet shqiptari

Shkaktoi aksidentin me 3 të vdekur në Itali , arrestohet shqiptari

Policia italiane ka vënë në pranga të riun shqiptar,  Alensio Serjani i cili shkaktoi një aksident me pasojë vdekjen e tre personave në Itali.

Gazeta Italiane “La Repubblica” shkruan se i riu është gozhduar nga testi i alkoolit (pas matjes ka rezultauar të ketë konsumuar tre herë më shumë se limiti i vendosur.

Shqiptari i lindur në Barletta, nga prindër shqiptarë, rezidentë prej kohësh në Itali me profesion ishte instruktor tenisi.

22-vjeçari mbrëmjen e djeshme udhëtonte bashkë me shokun e tij, edhe ai shqiptar në një mjet tip ‘Fiat Stilo’ ndërsa u përplas me një makinë tip “Toyota Aygo” ku udhëtonin 3 persona të tjerë, Antonio Montrone, 57 vjeç, Angela Maddalena, 54 dhe një grua me origjinë ukrainase, Vitlana Kovalova e 57-vjec.

Këta të fundit, dy gra dhe një burrë humbën jetën pas përplasjes, ndërsa mjeti i tyre u përfshi edhe nga flakët.

Të fundit