Flash News

KRYESORE

Shkarkimet në administratën Trump, CNN : “Kaos” në Shtëpinë e Bardhë

Në një fotografi të Zyrës Ovale të datës 28 janar shihet presidenti i SHBA, Donald Trump me ish-këshilltarët e tij. Rreth Trumpit ndodhet shefi i personelit Reince Priebus, strategu kryesor Steve Bannon, zëdhënësi Sean Spicer dhe këshilltari për siguri nacionale Michael Flynn. Aty është edhe zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence. Vetëm 202 ditë më vonë, dy persona nga fotografia janë ende në Shtëpinë e Bardhë : Trump dhe Pence.

CNN shkruan se fotografia “paraqet kaos” në Shtëpinë e Bardhë.

Fillimisht u shkarkua Flynn më 13 shkurt, pas konfirmimit se kishte pasur kontakte me ambasadorin rus para se të merrte zyrtarisht detyrën. Brenda disa ditësh, në korrik u larguan edhe Spicer dhe Pribus. I pari u largua me dëshirën e tij, ndërsa i dyti u shkarkua. Bannon ndërkaq u shkarkua më 18 gusht. CNN shkruan se në kohën e tranzicionit detyra e drejtorit për komunikim iu ofrua Jason Millerit, i cili pranoi detyrën dhe më vonë e refuzoi me arsyetimin se dëshiron të kalojë kohën me familjen.

Të fundit