Flash News

KRYESORE

Shkarkimet në polici, Vasili: I pari duhet të largohet Haki Çako

Shkarkimet në polici, Vasili: I pari duhet të largohet Haki

Kryetari i grupit parlmenatar të LSI-së Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me shkarkimet e 12 drejtuesve të policisë së Elbasanit.

Vasili i ka cilësuar këto shkarkime si të vonuar duke theksuar se largimi i tyre në këto momente bëhet për të hequr vëmendjen nga çështjet e nxehta të këtyre ditëve. LSI thotë se ai që duhet shkarkuar është kryepolici Çako.

“I shkarkuari i parë duhet të ishte Cako si mbështetësi dhe frymëzuesi i trafikut të drogës në vend dhe shkatërrues i krimit elektoral të 25 qershorit, me atë në krye të policisë rendi është pa elementë sigurie. Kryeministri shqiptar nuk do e kryejë kurrë këtë, pasi trembet për vdekje një shkarkim të tillë, se si është ajo batuta e një filmi shqiptar, Kryeministri ka ngrënë një kusi të corbës së krimit dhe trafiqeve deri në lugën e fundit”, tha Vasili.

Të fundit