Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Haki Çakos, Kryemadhi: Përpjekje e Ramës për të tërhequr vëmendjen nga protesta

Për Monika Kryemadhin, shkarkimi i Haki Çakos si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit është lojë e kryeministrit Edi Rama për tërheqjen e vëmendjes nga protesta e opozitës, që do të zhvillohet më 27 janar.

“Ëshë një lojë e Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen nga protesta e opozitës. E bën për të thënë që ja e hoqa unë Haki Çakon, po çlirohem nga droga. Është shumë i vjetër, nuk është më risi as për politikën dhe as për median shqiptare”, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI theksoi se kryeministri Rama nuk mund të shpëtojë dot nga përgjegjësia e mbushjes së vendit me kanabis.

Kryemadhi paralajmëron me fjalët e Ramës para ‘21 janarit’: Opozita nuk mund ta ndalojë dot popullin

Të fundit