Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Avokates së Shtetit, Alibeaj: Rama tha për herë të parë të vërtetën

Shkarkimi i Avokates së Shtetit, Alibeaj: Rama tha për herë

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ka komentuar reagimin e kryeministrit Edi Rama, lidhur me largimin Avokates së Shtetit, Alma Hiçka nga detyra.

Rama hodhi poshtë faktin se është shkarkuar, por sipas tij është larguar me dëshirë nga detyra.

Deputeti Alibeja ironizon qëndrimin e kryeministrit duke thënë se Rama për herë të parë thotë të vërtetën, pasi sipas tij, Hiçka pas këtij posti mund të emërohet si këshilltare në Gjykatën e Lartë.

“Për herë të parë Edi Rama thotë të vërtetën! Ai nuk e ka shkarkuar Alma Hickën. Edi Rama do ta çojë avokaten e korrupsionit të tij, këshilltare në Gjykatën e Lartë, me qëllim për ta bërë anëtare të Gjykatës së Lartë. Me vetingun e partisë dhe me votën e krimit në parlament, reforma në drejtësi është që tani e kompromentuar!”, shkruan Alibeja.

Alma Hiçka u zëvendësua nga Artur Metani, i njohur edhe si këshilltari i kryeministrit Edi Rama.

Të fundit