Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Besnik Muçit, PD: S’do komentojmë asnjë vendim të vetingut

Shkarkimi i Besnik Muçit, PD: S’do komentojmë asnjë

Sekretarii i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka reaguar në emër të PD mbi çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Bardhi rikonfirmoi qëndrimin e mbajtur edhe më parë se

Edi Rama po tenton të kapë e kontrollojë politikisht Gjykatën Kushtetuese.

“Kjo cënon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi. Është provuar qartë dhe pa asnjë mëdyshje se Edi Rama kërkonte të vidhte një anëtar që i takonte ta emëronte Presidenti”-theksoi Bardhi.

Lidhur me shkarkimin e Besnik Muçit, Bardhi tha se PD nuk ka komentuar dhe nuk do të komentojë asnjë vendim të vetingut për përjashtim nga sistemi i drejtësisë, me të drejtë ose me të padrejtë.

“Ka një numër vendimesh për përjashtim të cilat, në pamje të parë, të japin perceptimin e një padrejtësie, por detyra jonë nuk është t’i komentojmë ato. Në këto raste, ne nxisim këdo prokuror dhe gjyqtar ta kërkojë të drejtën e tij në institucionet vendase dhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, ne kemi denoncuar dhe do të denoncojmë me vendosmëri dhe forcë çdo rast, kur vetingu mban në sistem njerëz të korruptuar dhe të lidhur me krimin, siç është rasti i gjyqtarit Ardian Dvorani. Ai e kaloi vetingun me ndërhyrje politike, edhe pse kishte miliona lekë pasuri të pajustifikuar”-tha Bardhi.

Të fundit