Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Bushatit, ish-deputetja Meksi: Vendimi i Ramës i pakuptimtë dhe në kohën e gabuar

Shkarkimi i Bushatit, ish-deputetja Meksi: Vendimi i Ramës i

Ish-deputetja e Partisë Socialiste, Ermelinda Meksi, e cila njëherësh është edhe pjesë e OSBE, në rolin e ekspertes për çështjet e mjedisit e ka konsideruar të gabuar vendimin e kryeministrit Rama për shkarkimin e Ditmir Bushatiti nga Ministria e Jashtme.

Meksi thekson se Bushati kishte eksperiencën e duhur për të përballuar sfidat që presin vendin.

“Duke marrë parasysh përvojën time, nuk ka kuptim që të ndryshohet një Ministër i Jashtëm me përvojë, sidomos pas vendimit që Shqipëria të marrë kryesimin e OSBE-së në vitin 2020 dhe sfidave përpara që lidhen me angazhime të tilla të mëdha. Paç fat Ditmir Bushati”, shkruan ajo në ‘Twitter’.

Zëvendësimi i Bushatit me 28-vjeçarin Gent Cakaj vjen në një moment që Shqipëria është pranë marrëveshjes me Greqinë për paktin detar dhe hapjes së negociatave me BE në Qershor.

Të fundit