Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Bushatit, vetëm një deputet i PS nuk e votoi

Shkarkimi i Bushatit, vetëm një deputet i PS nuk e votoi

Për shkarkimin e Ditmir Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm votuan 77 deputetë të mazhorancës socialiste. Gjatë votimit një prej deputetëve abstenoi dhe mësohet se ai është Spartak Braho. Arsyet përse Braho nuk iu bashkua kolegëve të tjerë nuk dihen ende, ndërkohë që ai nuk ka komentuar më herët vendimin e kryeministrit Edi Rama për ta larguar Bushatin nga drejtimi i diplomacisë shqiptare.

Rama edhe ministër i Jashtëm: Zgjedhje e detyruar; i kemi gati paditë për Metën

Në seancë u miratuan edhe detyrat e reja që ish-ministrat do të mbajnë në Kuvend.

Arben Ahmetaj – Emërohet në krye të Komisionit të Ekonomisë

Senida Mesi – Emërohet anëtare në Komisionin e Ekonomisë

Ditmir Bushati – Emërohet anëtar në Komisionin për Politikën e Jashtme

Damian Gjiknuri – Emërohet anëtar në Komisionin e Ligjeve

Lindita Nikolla dhe Mirela Kumbaro – Emërohen anëtare në Komisionin për Edukim dhe Informim Publik

Të fundit