Flash News

KRYESORE

"Shkarkimi i Dvoranit, dhuratë nga PS për 29-vjetorin e krijimit?", Meta: Është e vonuar, por pozitive

"Shkarkimi i Dvoranit, dhuratë nga PS për 29-vjetorin e

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, në daljen e tij publike të përjavshme përballë gazetarëve, ka komentuar shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë dhe njëkohësisht ish-kreut të KED-së Ardian Dvorani nga KLGJ.

Meta është shprehur i kënaqur me shkarkimin e Dovranit, veprim i cili- sipas tij- edhe pse ishte i vonuar është një lajm pozitiv për të garantuar integritetin e institucioneve.

"Qëndrimi i Presidentit në lidhje me çështjen e Dvoranit është qëndrimi Kushtetues. Vendimi i djeshëm është i vonuar por pozitiv, dhe na jep mundësi për të ruajtur integritetin e institucioneve të drejtësisë", ka thënë Meta.

I pyetur se nëse kjo ishte një dhuratë nga Partia Socialiste në prag të 29-vjetorit të saj të krijimit Meta thekson se “kjo çështje është shuar që me firmosjen e dekretit nga ana e tij për përzgjdhjen e anëtarit të parë të Gjykatës së Lartë”.

“Kjo që thoni ju është si të konfirmosh që ky institucion kontrollohet nga një parti dhe ajo shpërndan dhurata. Kjo çështje është zgjidhur para 6 ditës dhe është shuar me dekretin e parë të firmosur nga Presidenti i Republikes për zgjdhjen e anëtarit të parë të Gjykatës së Lartë.

Çdo gjë tjetër është spekulim. Unë ju kam bërë me dije që jam për zbatimin e Kushtetutës”, ka thënë Meta.

Të fundit