Shkarkimi i këshilltarit të Trump, Zëri i Amerikës: Pason me të tjera zëvendësime

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump's national security adviser John Bolton speaks during a press briefing at the White House in Washington, U.S., November 27, 2018. REUTERS/Kevin Lamarque/File Photo - RC17BF5EA180

‘Zëri i Amerikës’ është ndalur te lajmi për shkarkimin e  Këshilltarit të Presidentit Trump,  që u njoftua dje nga vetë presidenti amerikan. Duke bërë një përmbledhje të lajmit për shkarkimin e tij, Zëri i Amerikës,  përmes korrespondentes Patsy Widakuswara  sjell mendimin e disa analistëve dhe profesorëve amerikanë.

“Prej kohësh John Bolton ka mbështetur idenë e ndryshimit të regjimit që përbën shqetësim të madh për Iranin. Me largimin e tij ka gjasa që nuk ngrihet më për diskutim tema e ndryshimit të regjimit gjë që krijon hapësirë për diskutime mes Teheranit dhe Uashingtonit,” thotë analisti Alex Vatanka.

John Bolton i përket vijës së ashpër në politikën e jashtme dhe ka mbështetur haptazi alternativën ushtarake. Ai ka pasur shpesh përplasje me Presidentin Trump, i cili, megjithëse shprehet me terma agresive, kërkon të shmangë përfshirjen e Amerikës në konflikte ushtarake jashtë vendit.

Shkarkimi i zotit Bolton pason një numër ndryshimesh e zëvendësimesh në ekipin e politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare të presidentit.

“Aleatëve tanë nuk u pëlqejnë këto ndryshime dhe pasiguri në administratë. Ata duan që administrata të flasë me një zë të vetëm dhe në mënyrë konsistente. Por nuk po ndodh një gjë e tillë me këtë administratë,” thotë zoti Belt.

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo këmbëngul se largimi i zotit Bolton nuk ndikon në vazhdimësinë e politikave:

“Nuk mendoj se ndonjë udhëheqës kudo në botë duhet të bëjë hamendësi se për shkak të largimit të një zyrtari, do të ndryshojë në një masë domethënëse politika e jashtme e Presidentit Trump”.

John Bolton është këshilltari i tretë i sigurisë kombëtare i shkarkuar nga presidenti në më pak se tre vjet të mandatit. Javën e ardhshme pritet që të emërohet zëvendësuesi i tij/VOA