Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Metës, 8 pyetjet e socialistëve për Komisionin e Venecias

Shkarkimi i Metës, 8 pyetjet e socialistëve për Komisionin e

Hetimori parlamentar duhet të marrë 8 përgjigje nga Komisioni i Venecias, përpara se të votojë shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Në 8 pyetjet që deputetët e drejtuar nga Ulsi Manja kanë përgqatitur për Venecian, së pari kërkohet sqarim për rolin e Presidentit në proceset zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera.

A cenohen siguria kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër, ndërsa KQZ kishte nisur punën?

A quhen 2 dekretet e fundit të Presidentit si ndërhyrje në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë? Deputet ngrenë pyetje dhe për sigurinë juridike dhe parimin e periodocitetit të zgjedhjeve.

Për këto pyetje gjasat janë që të merret përgjigje në tetor, kur është sesioni i radhës i punimeve të Komisionit të Venecias. Ndërsa Gjykata Kushtetuese që ka fjalën e fundit në shkarkimin e Presidentit pritet të ngrihet po rreth asaj periudhe.

8 pyetjet për Komisionin e Venecias

  1. Roli i Presidentit në proceset  zgjedhore, në regjimet parlamentare si Shqipëria, në raport me pushtetet e tjera?
  2. kushtetuta dhe Konventat a kanë detyrime që i imponohen Presidentit, në ushtrimin e kompetencës për caktimin e datës së zgjedhjeve? 
  3. A ka kufizime në ushtrimin e kësaj kompetence nga e drejta e zgjedhësve për votuar?
  4. Kompetenca e Presidentit të Republikës për caktimin e datës së zgjedhjeve, është një e drejtë apo detyrim për ushtrimin e sovranitetit te popullit?
  5. A cenohen parimet e së drejtës për të zgjedhur dhe të sigurisë kushtetuese, nga anulimi i datës së zgjedhjeve dhe caktimi i një date tjetër nga Presidenti, organet e administrimit të zgjedhjeve kanë nisur punën?    
  6. A kemi ndërhyrje të Presidentit të Republikës në procesin zgjedhor, duke cenuar të drejtën e subjekteve zgjedhore për të konkurruar në mënyrë të barabartë dhe të lirë?
  7. A e respekton parimin e periodocitetit të zgjedhjeve dekreti për anulimin e 30 Qershorit 2019?
  8. A konsiderohet cenim i sigurisë juridike ndryshimi i datës së zgjedhjes? A lidhet cenimi i sigurisë juridike me pasojat që vijnë apo mjafton shkelja e parashikimeve kushtetuese dhe cenimi konsiderohet i kryer? / A2 CNN

Të fundit