Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Shkarkimi i Metës, sherr mes Gjonit dhe Manjanit: Po luftoj në Kuvend që njerëz si ti të mos mbeten në dorë të Monikës
Një status ironik i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani pas qëndrimeve të deputetëve të opozitës parlamentare për shkarkimin e presidentit Ilir Meta është kthyer në një “mollë sherri” mes tij dhe deputetit Ralf Gjoni, ky i fundit i dalë nga listat e LSI.
“Asnjë surprizë nuk arrin të bëjë i gjori Ralf. Që në fillim e parashikuam se do marrë mandatin të shkarkojë Metën”, shkroi në një status Manjani, por nuk vonoi dhe Gjoni i është përgjigjur në koment, duke i theksuar se po lufton në Kuvend për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Replikat:
Ralf Gjoni: Ti duhet te kalosh permes nje procesi teresor dezinfektimi perpara se te lakosh emrin tim ne publik. Une s’kam qene ndonjehere minister e as nuk kam firmosur ndonjehere per tendera. Une po luftoj sot ne Parlament qe njerez si ti te mos mbeten me ne meshiren e Monikes nese te ben apo jo deputet, por te mbeten ne deshiren e njerezve qe meritojne te votojne te lire, me lista te hapura. Nese kjo ty te bezdis, me vjen keq per ty. Ama mos harro se si ke uleritur edhe ti bashke me mua per ndryshimin e sistemit. Mos harro as greven e urise te Ilir Metes e te LSI kunder ndryshimeve te 2008. Kjo me ka bashkuar me te per vite me radhe e per ate kam luftuar ne ate parti. Nese ti dhe kushdo tjeter keni ndryshuar qendrim, kjo eshte puna juaj. Une s’kam levizur asnje presje nga qendrimet e mia, qe prej vitit 2009! Ndryshim sistemi, hapje listash, dhe atehere hajde provojme forcat ne terren. Por s’ta mban as ty, e as kryetares tende...
Manjani: Si fillim ti dhe lakejt ku po shërben i kërkuat me qiri ato tenderat po s’u doli asnjëri i imi. Ndaj mundohu të mos hash vetem gazeta se nuk të bëjnë mire.
Se dyti, hallet e tua me LSI mund tja thuash atyre dhe jo mua, se nuk më rruhet!
Së treti nuk kisha ndërmend të lakoja emrin tënd, por tani që ma shtive ndërmend po e lakoj dhe e di si më del? Lake... Lake që po na bëke çmos të rregullosh sistemin zgjedhor! O pika sistemit e zgjedhjeve që do u rregulluakan nga ty. Po ku ke haber nga sistemi ti mor aman?!
Së katërti, ndryshimin e mendimit përpiqu ta shohësh tek vetja. Vetëm me pak ditë ndryshove nga nuk marr mandat tek e mora mandatin...
Së fundi, pirdhu megjithë atë terrenin tat, se hyre e dole kastravec. Nuk kuptove asgje.
Sa për kryetarë, do të të duhet pak kohë të vish në nivelin tim të kritikës.
T’ja kalosh mirë aty ku ha pilaf !