Flash News

KRYESORE

Shkarkimi i Mourinho-s nga United, Shaqiri: Të gjithë më thonin se ishte faji im

Shkarkimi i Mourinho-s nga United, Shaqiri: Të gjithë më thonin

Futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili aktualisht aktivizohet tek ekipi i Liverpool, ka treguar për mesazhet që ka marrë pasi u zyrtarizua shkarkimi i trajnerit Jose Mourinho nga pankina e Manchester United.

Ai u shpreh për "The Guardian" se shumë persona i'a kishin hedhur fajin atij për shkarkimin e portugezit.

“Kam marrë shumë mesazhe kur doli lajmi. Të gjithë më thonin që e kisha unë fajin për këtë. Nuk mendoj se shkarkimi erdhi për humbjen ndaj nesh. Kishte disa arsye të tjera”, ka thënë Shaqiri.

Kujtojmë se futbollisti nga Kosova hyri në fushë kur ndeshja ishte 1-1 dhe shënoi dy gola për t’i dhënë 3 pikë “The Reds”.

Të fundit